Pse intuita po bëhet një aftësi e kërkuar në biznes?
Tema e intuitës, është një nga temat e mia të preferuara.
Njerëzit më të suksesshëm dhe më të lumtur në botë, e kanë mjeshtëruar këtë aftësi dhe ka qenë mjaft surprizuese për mua, për të zbuluar në udhëtimin tim drejt vetënjohjes, se sa prej tyre janë duke punuar fort për zhvillimin dhe thellimin e saj (intuitës).
Thelbi i intuitës është të jemi prezent dhe të lidhur me inteligjencën e trupit tonë. Shoqëria jonë kolektive ka operuar kryesisht në parimet patriarkale të mbijetesës.
Kjo krijoi udhëheqjen, institucionet dhe ekonominë që kanë nxitur frikën dhe ndarjen. Gjatë kësaj kohe, parimet më përkujdesëse, intuitive dhe krijuese të energjisë femërore në shprehjen e lartë, të tilla si vlerësimi i individit, nderimi i Tokës, kërkimi i shërimit natyror dhe rritjes personale, u hodhën mënjanë si shumë pasive, të bazuara në ndjenja, dhe joproduktive.
Njerëzimi ka jetuar me këtë mungesë balanci për mijëra vjet, dhe kjo kishte edhe qëllimin e saj: për të dhënë mësime, për të shëruar, për të evoluar dhe për t'u kthyer në të vërtetën se kush jemi në thelbin tonë.
Mënyra të thjeshta për të aktivizuar intuitën: Jini në zemrën tuaj.
Lidhuni në intuitën tuaj, duke përdorur dashurinë e pakushtëzuar (dashuria që një prind ka për fëmijën e tij) dhe me të vërtetë ndjeni zemrën tuaj.
Në biznes, ne vazhdimisht marrim vendime, me vetëdije dhe pa vetëdije. Ndërsa bëhemi më të vetëdijshëm për veten dhe vendimet tona, ne kemi mundësi të marrim vendime më të mira - vendime të përafërta me zemrën tonë.
Filloni me veprime të vogla
Dikush mund t'ju kërkojë të shkoni në një event për biznes. Mendja juaj thotë që duhet të shkoni për shkak se ky koleg ju ka ftuar, por zemra dhe trupi juaj thonë se ju duhet të pushoni sonte. Ndërkohë, ti vendos ti thuash: 'Faleminderit, por kam nevojë të pushoj' dhe më pas zbuloni se kolegu për një arsye të caktuar, e anulon eventin. Ndërsa fitoni më shumë besim dhe reagime pozitive nga vendimet tuaja, ju mund të filloni të përdorni intuitin tuaj të zemrës për të marrë vendime më të mëdha.
Ji i gatshëm të pranosh që ishe gabim
Ndërsa bëhet mentalisht dhe emocionalisht më e qartë, vendimet tuaja do të jenë më të sakta sesa gabim, dhe kjo do ndodhë shumë shpejtë. Bëhet fjalë për të qenë radikalisht i sinqertë me veten, mendjen, emocionet dhe zemrën tuaj në çdo moment. Jini të gatshëm t'i pranoni të gjitha vendimet tuaja të gabuara dhe mahnituni se sa shumë vendime të sakta keni bërë deri tani.
Bëhu i ndërgjegjshëm për mendimet, emocionet dhe tupin tënd.
Merrni një moment. Skanoni trupin tuaj për 20 ose 30 sekonda deri në një minutë ose dy. Pasi të jeni në gjendje të qetësoni mendjen tuaj, kjo do të çlirojë mendime dhe emocione shqetësuese ose stresuese. Ndjeni zemrën tuaj. Është në këtë pikë që ju mund të përdorni intuitën tuaj. Nëse ju nuk prisni deri në këtë pikë, nuk keni akses në intuiten tuaj. Nëse mendja dhe emocionet tuaja janë të bllokuara, ju nuk jeni në gjendje të merrni një vendim të qartë dhe të sigurt.
Përgjigja mund të mos jetë gjithmonë ajo që mendja dhe egoja jonë duan të dëgjojnë, por do të jetë e vërteta për ne dhe më e mira për biznesin.
Vazhdoni të kujdeseni për intuitën tuaj.
Me dashuri,
Diana dhe Keidi 💕