A meditoni? Shkenca thotë PSE.
Duket se meditimi është bërë tashmë një "sport" i ri dhe një bisedë e re jo vetëm mes murgjve dhe komuniteteve shpirtërore, por edhe midis njerëzve të të gjitha moshave dhe fushave të jetës.
Le të sjellim pak dritë e qartësi mbi këtë temë.
Shkenca po dëshmon se praktikimi i rregullt i meditimit, mund të ketë shumë përfitime për shëndetin dhe jetën, siç janë:
✨ Çlirimi i stresit.
✨ Rritje e tolerancës nga reagimet e ashpra emocionale.
✨ Përmirëson aftësitë krijuese dhe atë të zgjidhjes së problemeve.
✨ Ndihmon në realizimin e dëshirave dhe qëllimeve tuaja.
✨ E rigjeneron dhe freskon ADN-në tuaj.
✨ Rrit kapacitetin mendor dhe kujtesën.
✨ Përmirëson fokusin, përqendrimin dhe vëmendjen.
✨ Sjell lehtësim për shumë probleme shëndetësore.
Rreth 5.000 vjet më parë, njerëzit filluan të shfrytëzojnë qetësinë e brendshme të meditimit, për t'u rilidhur me inteligjencën e tyre të brendshme. Kjo ka qenë pjesë e shumë praktikave të lashta, nga India, Tibeti, Kina, Japonia, Amerika e Jugut dhe më gjerë.
Ka shumë ikona dhe mesues frymëzues të ditëve të sotme si Paramahansa Yogananda, Deepak Chopra, Gandhi dhe madje edhe Russell Simmons, Steve Jobs dhe Oprah, që përdorin meditimin për të krijuar rezultate të jashtëzakonshme në jetët e tyre.
Po për pjesën tjetër prej nesh? Po gjithashtu!
Miliona njerëz sot e përdorin këtë praktikë për t'u çlodhur, për të fjetur më mirë, për t'u përqëndruar dhe për t'u shëruar.
Por pak e kuptojnë fuqinë e plotë të tij.
Meditimi mund t'ju kthejë në një njeri të fuqishëm ... duke ju vënë në kontakt me fushën universale të inteligjencës së lartë, dhe duke hyrë në një fuqi personale aq të fuqishme sa që ju mund të krijoni pothuajse gjithçka.
A tingëllon paksa e çuditshme? Nuk do jetë më, kur të shikoni provat.
Studimet tregojnë se mendja e ndërgjegjshme / vetëdijshme mund të trajtojë vetëm rreth 40 byte të informacionit në sekondë, ndërsa mendja jonë e pandërgjegjshme / e pavetëdijshme / subkoshienca, merr miliona byte të informacioneve çdo sekondë, për të bërë gjëra të tilla si: rrahjet e zemrës suaj që të pompojë tani dhe funksionet e tjera shumë të rëndësishme të trupit.
Në librin Psycho-Cybernetics të Dr. Maxwell Maltz, ai përmend pjesën e trurit që quhet Reticular Activation System (RAS), Sistemi i Aktivizimit Reticular i cili është përgjegjës për filtrimin e informacionit dhe zgjedhjen e 40 byte të informacionit që duhet të jëtë në mendjen e vetëdijshme, duke e fshirë shumicën e realitetit rreth jush.
Ne do të ndajmë më shumë me ju në të ardhmen, rreth përdorimit të RAS, për krijimin dhe manifestimin e qëllimeve tuaja të jetës.
Nëse jeni duke e lexuar këtë, shanset janë që tashmë e dini se ka studime të panumërta që vërtetojnë fuqinë e meditimit për të hyrë në subkoshiencën tuaj, duke zbuluar të vërteta të fshehura për veten, zakonet dhe modelet e mendimit tuaj, madje edhe për ndryshimin e sjelljes suaj.
Ose për të ndihmuar me lehtësimin e stresit dhe elasticitetin emocional.
Ajo që mund të mos dini është se studimet më të fundit provojnë se përfitimet e meditimit shkojnë edhe më thellë sesa mund t'a mendojmë. Për shembull, një hulumtim gjithnjë në vazhdim, tregon se meditimi fizikisht forcon trurin tuaj, me efektet që përfshijnë zmadhimin e pjesës korteksit, rritjen e dendësisë së lëndës gri në tru, përmirëson mekanizmin e lëndës së bardhë.
Neuroshkenctarët e Harvardit gjithashtu u habitën me një studim të kohëve të fundit që tregoi se lënda gri u rindërtua vetë në trurin e njerëzve që medituan vetëm 20 minuta në ditë për 8 javë!
Dhe pastaj meditimi mund t’ju programojë me zakone më të mira automatike dhe modele të mendimit, duke përmirësuar sekuencën tuaj të ADN-së.
Meditimi madje parandalon shkurtimin e fundeve te fijeve të ADN-së, gjë që mbron nga një sërë sëmundjesh si kancer, sëmundje të zemrës dhe diabetit.
Këtu janë disa kërkime shkencore, për të gjithë ju që keni më shumë konfiguracion logjik në Manualin tuaj Njerëzor dhe kërkoni prova konkrete.
Atëherë, nëse të dyja, si shkenca ashtu edhe spiritualiteti na tregojnë të mirat e meditimit, që ne mund t'a përdorim atë për të heshtur të gjithë zhurmën e jashtme, për të aksesuar zërin tonë të brendshëm, për t'u shëruar dhe për t'u lidhur në burimin e aftësive tuaja të lindura për të manifestuar, atëherë çfarë ju pengon të uleni tani, dhe të krijoni realitetin tuaj? :)
Sfida në tejkalimin e pengesës më të madhe per te medituar eshte: Vetja juaj.
Gjetja e kohës për t'u ulur dhe për të medituar mund të jetë sfiduese - sidomos kur akti i vetë meditimit mund të jetë i vështirë për ta bërë në mënyrën e duhur.
Ka zhurmë në mendje. Zhurmë në sfond. Justifikime për kohën e kufizuar. Nuk njohim teknikën. Të mos qenurit konsistent në të bërit meditim në mënyrë të displinuar dhe shpërqendrimi.
Një praktikë që mund të ndihmojë:
Shkëputuni nga zhurma e mendjes dhe mendimet e ndërgjegjshme, dhe lejo që ata të kalojnë përmes jush kur vijnë, aq lehtë sa rëra që kalon nëpër gishta.
Merrni frymë thellë 3 herë nga hunda, dhe lirojeni po nga hunda (ose edhe nga goja, nëse e keni më lehtë).
Në frymëmarrje e sipër, filloni të skanoni trupin tuaj.
Kur mendimet tuaja të kthehen, ju kthehuni tek fryma juaj.
Qetësisht ulni aktivitetin e lartë të trurit tuaj, ku qëndron gjendja juaj më e lartë e të qenit.
Dhe në një nivel personal, Keidi dhe unë e duam dhe praktikojmë meditimin sepse na ka sjellë shumë nga përfitimet e përmendura më lart.
Megjithatë, ne gjithashtu besojmë se çdo individ duhet të gjejë mënyrën e vet të praktikimit të meditimit.
Manuali Njerëzor tregon se për disa njerëz mund të jetë shumë e natyrshme të ulesh dhe të qëndrosh me frymëmarrjen dhe për disa nuk mund të jetë kështu.
Manuali i tyre nuk është i dizenjuar për këtë lloj teknike dhe ata duhet të fillojnë me mjete dhe praktika të tjera të ndërgjegjësimit.
Ne ndajmë dhe u mësojmë klientëve tanë mënyrën më të mirë dhe unike për të medituar dhe ju ftojmë të na kontaktoni nëse keni nevojë për mbështetje.
Meditim të këndshem! 🧘♀️
Diana dhe Keidi 💕